Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017
Ligji nr. 123/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 123/2024
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 7 janar 2025
- Hyn në fuqi
- 22 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2025-01-07
LIGJ
Nr. 123/2024
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR VEPRAT
PENALE QË LIDHEN ME PASURINË KULTURORE, BËRË NË NIKOSIA MË 19.5.2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore,
bërë në Nikosia më 19.5.2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.12.2024.
Shpallur me dekretin nr. 432, datë 27.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Konventa e Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore
Nikosia, 19.V.2017
Seria e Traktateve të Këshillit të Evropës – nr. 221
Hyrje
Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe nënshkruesit e tjerë të kësaj Konvente,
duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh mes shteteve
anëtare;
duke qenë të bindur se pasuritë e ndryshme kulturore që u përkasin popujve përbëjnë një dëshmi unike
dhe të rëndësishme të kulturës dhe identitetit të këtyre popujve dhe formojnë trashëgiminë e tyre
kulturore;
të shqetësuar se veprat penale që lidhen me pasuritë kulturore janë në rritje dhe se këto vepra penale po
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.