Për disa ndryshime në ligjin nr. 81/2020, "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve"
Ligji nr. 129/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2024
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 220, 26 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 10 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220, datë 2024-12-26
LIGJ
Nr. 129/2024
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 81/2020, “PËR TË DREJTAT DHE
TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 26 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 4 togfjalëshi “legjislacioni për nëpunësin civil dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”
zëvendësohet me togfjalëshin “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë dhe rregulloren e brendshme të
Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.
2. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:
“5. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve dhe punonjësve mbështetës të Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve dhe të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale rregullohen sipas Kodit të Punës të
Republikës së Shqipërisë. Kriteret dhe procedurat për emërimin e nëpunësve dhe punonjësve mbështetës
përcaktohen në rregulloren e brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rregulloret e
brendshme të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale”.
3. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. Niveli i pagave të nëpunësve dhe punonjësve mbështetës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
dhe të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale përcaktohen me vendim të Këshillit të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.