Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin "Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu"
Ligji nr. 5/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2025
- Data e miratimit
- 30 janar 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 20 shkurt 2025
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2025-02-20
LIGJ
Nr. 5/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN “MJEDIS I PASTËR DHE ME AFTËSI RIPËRTËRITËSE, DETI BLU”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.1.2025.
Shpallur me dekretin nr. 31, datë 13.2.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
NUMRI I HUAS 95070-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(Projekti Mjedis i Pastër dhe me Aftësi Ripërtëritëse, Deti Blu)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
MARRËVESHJE me datë datën e nënshkrimit, ndërmjet REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“Huamarrësi”) DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (“Banka”). Me anë të së cilës, Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
Neni I
Kushtet e përgjithshme; përkufizimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.