Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, "Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Ligji nr. 8/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8/2025
- Data e miratimit
- 30 janar 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 26 shkurt 2025
- Hyn në fuqi
- 13 mars 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2025-02-26
LIGJ
Nr. 8/2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 55/2015, “PËR
INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pika 8 ndryshon si më poshtë:
“8. “Konsolidimi i tokës” është tërësia e masave me qëllim saktësimin hartografik, ripërshtatjen apo
ristrukturimin e planifikuar të pronës, riregjistrimin e pasurisë, ndarjen e pasurisë, ndryshimin e regjimit
juridik dhe destinacionit të pasurisë, qartësimin e statusit të pronësisë, përfundimin me prioritet të
proceseve kalimtare dhe atyre të posaçme të pronësisë, dhe çdo masë tjetër që mundëson gëzimin,
ndryshimin e destinacionit të përdorimit dhe shfrytëzimit të tokës në çdo kombinim.”.
Neni 2
Në nenin 6, pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
“2/1. Portofoli i investimeve për promovim nga ana e Agjencisë përbëhet nga:
a) planet 3-vjeçare të strategjisë së zhvillimit të investimeve, sipas fushave të përgjegjësisë së secilës
ministri, si dhe kalendari 1-vjeçar i projekteve të investimit për të cilat ministritë janë iniciatore/
propozuese apo përgjegjëse dhe projektfisha përkatëse për projekte sipas përcaktimeve të këtij ligji. Ky
portofol
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.