Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për letërnjoftimin elektronik të shtesave shqiptarë", i ndryshuar

Ligji nr. 6/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
6/2025
Data e miratimit
30 janar 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 20 shkurt 2025
Hyn në fuqi
7 mars 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2025-02-20

LIGJ

Nr. 6/2025

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002,

“PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”,

I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Në titullin e ligjit pas fjalës “elektronik” shtohen fjalët “dhe digjital”.

Neni 1

Neni 2

Në nenin 1 pas fjalëve “letërnjoftim unik,” shtohen fjalët “elektronik ose digjital”.

Neni 3

Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas fjalisë së parë të pikës 1 shtohen fjalitë me këtë përmbajtje:

“Letërnjoftimi mund të jetë në formë elektronike ose digjitale. Në çdo rast, shtetasit mund të zgjedhin

për t’u pajisur me një nga format e letërnjoftimit ose mund të pajisen njëkohësisht me letërnjoftimin në

të dyja format, elektronike dhe digjitale.”.

2. Në pikën 4 pas fjalës “Letërnjoftimi” shtohet fjala “elektronik”.

3. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Rregullat dhe procedurat për paraqitjen e kërkesës për pajisjen me letërnjoftimin elektronik e

digjital, pajisja, si dhe dokumentet e nevojshme, që shoqërojnë kërkesën, përcaktohen me udhëzim të

ministrit të Brendshëm.”.

Në paragrafët e parë dhe të dytë të nenit 4 fjala “elektronik” hiqet.

Neni 4

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.