Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 53/2026, datë 21 maj 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
53/2026
Data e miratimit
21 maj 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 19 qershor 2026
Hyn në fuqi
4 korrik 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2026-06-19

LIGJ

Nr. 53/2026

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 72/2012 “PËR ORGANIZIMIN

DHE FUNKSIONIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT

GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të

informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Pas pikës 14 të nenit 3 shtohet pika 14/1 me këtë përmbajtje:

“14/1. “Ministri” është ministri përgjegjës për mbrojtjen.”.

Neni 1

Neni 2

Në nenin 6 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në pikën 1 fjalët “në varësi të Kryeministrit” zëvendësohen me fjalët “në varësi të ministrit

përgjegjës për mbrojtjen”.

2. Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “me propozim të ministrit”.

Neni 3

Pika 2 e nenit 8 ndryshohet si më poshtë:

“2. Drejtori i përgjithshëm i ASIG-ut emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri me

propozim të ministrit.”.

Në pikën 3 të nenit 18 fjalët “i përcjell” zëvendësohen me fjalët “ia përcjell rregullat ministrit për

propozim”.

Neni 4

Neni 5

Dispozitë kalimtare

Buxheti i miratuar për vitin 2026 për Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor deri

në rishikimin e ligjit nr. 87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026” ekzekutohet në strukturën aktuale

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.