Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në kongresin e jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në kongresin e jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar

Ligji nr. 2/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
2/2025
Data e miratimit
30 janar 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 18 shkurt 2025
Hyn në fuqi
5 mars 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2025-02-18

LIGJ

Nr. 2/2025

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTET DHE DOKUMENTET

E KONGRESIT TË 27-TË TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR, ABIDJAN 2021,

PËRFSHIRË NDRYSHIMET E MIRATUARA NË KONGRESIN E

JASHTËZAKONSHËM, ADDIS ABABA 2018, DHE NË KONGRESIN E

JASHTËZAKONSHËM, GJENEVË 2019, TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe nenit 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të

Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm,

Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm

Postar (UPU), që kanë ndryshuar aktet themeltare të Bashkimit të Përbotshëm Postar, si më poshtë:

1. Kushtetuta e Bashkimit të Përbotshëm Postar;

2. Konventa e Përbotshme Postare;

3. Protokolli përfundimtar i Konventës së Përbotshme Postare;

4. Rregullore e përgjithshme e Bashkimit të Përbotshëm Postar dhe rregullat e procedurës së

kongreseve.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.1.2025.

Shpallur me dekretin nr. 29, datë 12.2.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

Kushtetuta

Kushtetuta e Bashkimit të Përbotshëm Postar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.