Ligj

Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore

Ligji nr. 7/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7/2025
Data e miratimit
30 janar 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 26 shkurt 2025
Hyn në fuqi
13 mars 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2025-02-26

LIGJ

Nr. 7/2025

PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET

SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET

BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI

NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1 

Qëllimi 

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore,

të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet

bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 2 

Subjektet përfituese

Personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji,

kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.

Neni 3 

Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore

1. Njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni nga sigurimet shoqërore koha e

punësimit në institucionet shtetërore dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore:

a) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për

sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.