Për një ndryshim në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
Ligji nr. 9/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9/2025
- Data e miratimit
- 30 janar 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 26 shkurt 2025
- Hyn në fuqi
- 13 mars 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2025-02-26
LIGJ
Nr. 9/2025
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 29/2023,
“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, në nenin 69, pika 1, shkronja “b”,
ndryshohet si më poshtë:
“b) entitetet që operojnë në struktura akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status
special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare
të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” , përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat
korporative për një periudhe 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor
2026.
Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës
akomoduese, por jo më vonë se 5 vjet nga marrja e statusit special.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.1.2025.
Shpallur me dekretin nr. 76, datë 25.2.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.