Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit "Hekurudhat Shqiptare- Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës", ratifikuar me ligjin nr. 29/2017
Ligji nr. 1/2025, datë 30 janar 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 1/2025
- Data e miratimit
- 30 janar 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 17 shkurt 2025
- Hyn në fuqi
- 4 mars 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2025-02-17
LIGJ
Nr. 1/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES
SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE
PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT
“HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE
TIRANË–DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË
AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.
29/2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare –
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin
Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me ligjin nr. 29/2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe
është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.1.2025.
Shpallur me dekretin nr. 28, datë 12.2.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
(Numri i veprimit: 48466)
MARRËVESHJE NDRYSHUESE
NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS TË DATËS 29 DHJETOR 2016 NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE
ZHVILLIM
Datë 3 tetor 2024
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.