Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar

Ligji nr. 10/2025, datë 17 shkurt 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10/2025
Data e miratimit
17 shkurt 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 20 shkurt 2025
Hyn në fuqi
20 shkurt 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2025-02-20

LIGJ

Nr. 10/2025

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008,

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 25 pika 8 ndryshohet si më poshtë:

“8. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të

Republikës së Shqipërisë vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë ose regjistrimi i tij ka pasaktësi,

ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme

elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa sipas kësaj pike përjashtohet nga taksa

gjyqësore. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme

brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emrit dhe të dhënave të tjera të zgjedhësit, që i

shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet

vendimi i Gjykatës.”.

Neni 2

Në nenin 25/1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.