Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”
Ligji nr. 17/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2025
- Data e miratimit
- 13 mars 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 4 prill 2025
- Hyn në fuqi
- 19 prill 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2025-04-04
LIGJ
Nr. 17/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT
PËR ZHVILLIM TË ABU DHABIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT
“SISTEMI I KAMERAVE NËN ADMINISTRIMIN E POLICISË
SË SHTETIT – SMART CITY”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin
e Policisë së Shtetit – Smart City”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e
tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.3.2025.
Shpallur me dekretin nr. 102, datë 27.3.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Logo
ADFD
FONDI PËR ZHVILLIM I ABU DHABIT
MARRËVESHJE HUAJE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE FONDIT PËR ZHVILLIM TË ABU DHABIT – ADFD, PËR
FINANCIMIN E SISTEMIT TË KAMERAVE NËN ADMINISTRIMIN E POLICISË SË
SHTETIT – SMART CITY
Përmbajtja
Shkurt 2025
- Marrëveshja e huas
- Përkufizimet
- Huaja dhe kushtet e huas
- Valuta
- Tërheqja dhe përdorimi i të ardhurave të huas
- Angazhime të veçanta
- Anulimi dhe pezullimi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.