Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”
Ligji nr. 18/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2025
- Data e miratimit
- 13 mars 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 17 mars 2025
- Hyn në fuqi
- 17 mars 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2025-03-17
LIGJ
Nr. 18/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, SI HUAMARRËS, BANKËS SË SHQIPËRISË, SI AGJENT
I HUAMARRËSIT, DHE BASHKIMIT EVROPIAN, TË PËRFAQËSUAR NGA
KOMISIONI EVROPIAN, SI HUADHËNËS, PËR “LEHTËSINË E REFORMËS
DHE ZGJERIMIT PËR BALLKANIN PERËNDIMOR”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së
Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si
huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.3.2025.
Shpallur me dekretin nr. 99, datë 17.3.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.