Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri

Ligji nr. 16/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2025
Data e miratimit
13 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 1 prill 2025
Hyn në fuqi
16 prill 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2025-04-01

LIGJ

Nr. 16/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE LIDHUR ME HAPJEN E

PËRFAQËSISË SË BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve

lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri, sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 13.3.2025.

Shpallur me dekretin nr. 101, datë 27.3.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË

INVESTIMEVE LIDHUR ME HAPJEN E PËRFAQËSISË SË BANKËS EVROPIANE TË

INVESTIMEVE NË SHQIPËRI

Republika e Shqipërisë (referuar në vijim “Shteti”) dhe Banka Evropiane e Investimeve (referuar në

vijim “BEI”), një organizatë ndërkombëtare e pajisur me personalitet juridik dhe organ i Bashkimit

Evropian, themeluar në bazë të Traktatit për Funksionimin e BE-së, anëtarët e së cilës janë Shtetet

Anëtare të BE-së (referuar në vijim së bashku “Palët”);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.