Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar

Ligji nr. 15/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
15/2025
Data e miratimit
13 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 4 prill 2025
Hyn në fuqi
19 prill 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2025-04-04

LIGJ

Nr. 15/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË DUKATIT

TË MADH TË LUKSEMBURGUT PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË

TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të

klasifikuar sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.3.2025.

Shpallur me dekretin nr. 107, datë 2.4.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT PËR MBROJTJEN

E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli

i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Dukatit

të Madh të

Luksemburgut (në vijim të referuara si “Palët”),

duke qenë të ndërgjegjshëm se bashkëpunimi efektiv në çështjet politike, ekonomike, ushtarake,

të sigurisë, shërbimeve të fshehta/inteligjencës dhe çdo fushe tjetër, mund të kërkojë

shkëmbimin e Informacionit të Klasifikuar ndërmjet Palëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.