Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 22/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 22/2025
- Data e miratimit
- 13 mars 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 4 prill 2025
- Hyn në fuqi
- 19 prill 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2025-04-04
LIGJ
Nr. 22/2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 90/2016, “PËR ORGANIZIMIN
DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË
ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të
Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “Zyrtari Kombëtar i Autorizuar”, “drejtor i Agjencisë” dhe “zëvendësdrejtor i
Agjencisë ” zëvendësohen me fjalët “Zyrtari Kombëtar Autorizues”, “drejtor i përgjithshëm i Agjencisë”
dhe “zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë”.
Neni 2
Në fjalinë e dytë të pikës 1 të nenit 5 emërtesa “Bashkimi Evropian” zëvendësohet me emërtesën
“Komisioni Evropian”.
Shkronja “c” e pikës 3 të nenit 8 shfuqizohet.
Neni 3
Neni 4
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Këshilli Mbikëqyrës monitoron funksionimin e sistemeve të qeverisjes e të kontrollit të brendshëm
në Agjenci.”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët emërohen nga Kryeministri për një mandat
katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.”.
Shkronja “a” e nenit 11 shfuqizohet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.