Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, "Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor", i ndryshuar

Ligji nr. 21/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2025
Data e miratimit
13 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 4 prill 2025
Hyn në fuqi
19 prill 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2025-04-04

LIGJ

Nr. 21/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 416, DATË 7.4.2011,

“PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar,

bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj:

a) fjala “furnizues” zëvendësohet me fjalët “operator profesionist”;

b) fjala “fillestar” zëvendësohet me fjalët “para-bazë”;

c) emërtesa “Komisioni

i Vlerësimit

të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar

(KVVRKK)” zëvendësohet me emërtesën “Komisioni i Regjistrimit të Varieteteve (KRV)”;

ç) fjala “sekuestrim” zëvendësohet me fjalën “bllokim”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto shtesa:

1. Pas pikës 12 shtohet pika 12/1 me këtë përmbajtje:

“12/1. “Material mbjellës i certifikuar jo përfundimisht” është një varietet, që është i regjistruar në

KK, por jo i ambalazhuar dhe i etiketuar, e që importohet i hapur.”.

2. Pas pikës 22 shtohet pika 22/1 me këtë përmbajtje:

“22/1. “Vendosje në treg” janë veprime të kryera nga një operator profesionist, si: shitje, mbajtje,

transferim falas ose ofertë për shitje ose çdo mënyrë tjetër transferimi ose shpërndarjeje brenda vendit

ose importi nga vendet e tjera.”.

Neni 3

Në nenin 4 pas pikës 8 shtohet pika 8/1 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.