Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje

Ligji nr. 19/2025, datë 13 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2025
Data e miratimit
13 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 17 mars 2025
Hyn në fuqi
17 mars 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2025-03-17

LIGJ

Nr. 19/2025

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FACILITETIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE BASHKIMIT EVROPIAN, TË PËRFAQËSUAR

NGA KOMISIONI, PËR RREGULLIMET SPECIFIKE PËR ZBATIMIN

E MBËSHTETJES SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË,

NË KUADËR TË FACILITETIT PËR REFORMA DHE RRITJE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e facilitetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Këshilli i Ministrave, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton vendimin për përcaktimin e funksioneve, përgjegjësive dhe marrëdhënieve midis autoriteteve dhe strukturave përgjegjëse për koordinimin dhe raportimin, sipas parashikimeve të marrëveshjes së facilitetit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.3.2025.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.