Ligj

Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit

Ligji nr. 23/2025, datë 17 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2025
Data e miratimit
17 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 10 prill 2025
Hyn në fuqi
25 prill 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2025-04-10

LIGJ

Nr. 23/2025

PËR BANKËN SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, si dhe përcaktimin e rregullave për

regjistrimin, organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së saj.

Neni 2

Objektivi

1. Banka Shqiptare e Zhvillimit ka si objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social e mjedisor,

në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit për ndihmën shtetërore.

2. Banka Shqiptare e Zhvillimit, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe në përputhje të plotë

me kërkesat e legjislacionit për ndihmën shtetërore, nxit e mbështet lehtësimin e qasjes në financë,

kryesisht përmes financimit dhe mbështetjes së sipërmarrjeve në sektorët e nënfinancuar të ekonomisë,

si dhe përfshirjen në sistemin financiar të individëve, që nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar.

Neni 3

Parimet

Banka Shqiptare e Zhvillimit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, udhëhiqet nga këto parime:

a) mbështetja e zhvillimit ekonomik e social nëpërmjet lehtësimit të qasjes në financa dhe përmirësimit

të kushteve për sektorët strategjikë të ekonomisë;

b) promovimi

i partneriteteve dhe i bashkëpunimit me institucione financiare kombëtare e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.