Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, "Për rininë"

Ligji nr. 24/2025, datë 17 mars 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2025
Data e miratimit
17 mars 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 10 prill 2025
Hyn në fuqi
25 prill 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2025-04-10

LIGJ

Nr. 24/2025

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 75/2019, “PËR RININË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 75/2019, “Për rininë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto shtesa:

1. Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b/1” me këtë përmbajtje:

“b/1) “Grup joformal rinor” është grupimi i të rinjve, që ndajnë qëllime dhe vlera të përbashkëta, që

nuk është regjistruar si person juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfaqësohet nga anëtarët

e tij dhe vepron me qëllim mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave të të rinjve dhe zhvillimin e komunitetit

vendor.”.

2. Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “ç/1” me këtë përmbajtje:

“ç/1) “Qendra rinore” është personi juridik, që ofron infrastrukturën rinore për zhvillimin nga

organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, grupet joformale rinore dhe të rinjve, të aktiviteteve dhe

veprimtarive rinore, programeve të edukimit joformal, aktiviteteve të informimit, mentorimit dhe

trajnimit të të rinjve dhe punës rinore.”.

3. Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje:

“g) “Të rinj JPAFP” janë të rinjtë jo në punësim, arsim ose formim profesional.”.

Neni 2

Pas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 4 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.