Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)
Ligji nr. 35/2025, datë 5 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2025
- Data e miratimit
- 5 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 2 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2025-07-02
LIGJ
Nr. 35/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN OPERACIONAL SHUMËVJEÇAR PËR EKONOMINË DHE SHOQËRINË DIGJITALE, NË FAVOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PERIUDHËN 2024–2027, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024–2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA III), sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.6.2025.
Shpallur me dekretin nr. 189, datë 20.6.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
MARRËVESHJE FINANCIMI
KUSHTE TË VEÇANTA
Komisioni Evropian, këtu e më poshtë i quajtur “Komisioni”), duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, këtu e më poshtë “ Unioni”,
nga njëra anë, dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.