Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 99/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 99/2024
- Data e miratimit
- 12 shtator 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 192, 13 nëntor 2024
- Hyn në fuqi
- 13 maj 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 192, datë 2024-11-13
LIGJ
Nr. 99/2024
PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e parimeve të përgjithshme të inspektimit, unifikimin e veprimtarisë
së inspektimit, në nivel qendror dhe vendor, përcaktimin e funksioneve, rregullave dhe procedurave, që
zbatohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së inspektimit, si dhe marrëdhënien e punësimit, rekrutimit,
trajnimit dhe ecurisë në karrierë të inspektorëve.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim të sigurojë e të përcaktojë:
a) parimet bazë të inspektimit, të mbrojtjes së interesit publik, transparencës dhe llogaridhënies në
veprimtaritë e inspektimit;
b) përmirësimin e vazhdueshëm të veprimtarisë inspektuese përmes këshillimit dhe informimit të
subjekteve të inspektuara;
c) rritjen e efikasitetit të administratës publike, duke përfshirë teknologjinë në proceset e inspektimit;
ç) respektimin e të drejtave të subjekteve të inspektuara dhe mundësinë për të ushtruar të drejtën e
ankimit;
d) organizimin, rregullimin dhe menaxhimin e veprimtarisë së inspektimit, në nivel qendror dhe
vendor.
Neni 3
Fusha e veprimit
1. Ky ligj përcakton funksionet dhe rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së inspektimit, në nivel
qendror dhe vendor, me përjashtim të:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.