PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE
Ligji nr. 8137, datë 31 korrik 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8137
- Data e miratimit
- 31 korrik 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 12 gusht 1996
- Hyn në fuqi
- 12 gusht 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1996-08-12
LIGJ
Nr.8137, datë 31.7.1996
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË
NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Neni 2
Ratifikohen Protokollot Shtesë Nr.1, Nr.2, Nr.4, Nr.7 dhe Nr.11 të Konventës për Mbrojtjen e
të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Neni 3
Njihet dispozita e nenit 3 të Protokollit Shtesë Nr.1, si e zba tueshme në përputhje me
dispozitat e ligjit Nr.8001, datë 22.9.1995, si dhe të Ligjit N r.8043, datë 30.11.1995, për një periudhë
5(pesë) vjeçare nga momenti i depozitimit të instrumentave të ratifikimit.
Neni 4
Duke iu referuar nenit 25 të kësaj Konvente, njihet kompetenca e Komisionit Evropian të të
Drejtave të Njeriut për të pra nuar peticione nga çdo person, organizatë jo qeveritare apo grup
personash, që pretendojnë të jenë viktima të një shkelje të të drejtave të garantuara në Konventën për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe në Protokollet Shtesë Nr.1, Nr.4 dhe
Nr.7, për rastet kur shkelja e të drejtave të garantuara në kët o dokumente ka ndodhur pasi ato kanë
hyrë në fuqi për Republikën e Shqipërisë.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.