Ligj

Për të drejtën Ndërkombëtare private

Ligji nr. 10428, datë 2 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10428
Data e miratimit
2 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 82, 17 qershor 2011
Hyn në fuqi
2 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2011-06-17

LIGJ

Nr.10 428, datë 2.6.2011

PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

1. Ky ligj përcakton:

a) rregullat për ligjin që zbatohet në marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja;

b) juridiksionin dhe rregullat procedurale të gjykatave shqiptare për marrëdhëniet juridike civile, të cilat kanë elemente të huaja.

2. “Elementi i huaj”, për qëllime të zbatimit të këtij ligji, nënkupton çdo rrethanë juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-civile dhe që bëhet shkak për lidhjen e kësaj marrëdhënieje me një sistem ligjor të caktuar.

Neni 2

Epërsia e marrëveshjeve ndërkombëtare

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj kanë epërsi mbi dispozitat e këtij ligji, kur dispozitat e tij nuk pajtohen me to.

Neni 3

Referimi në ligjin e një shteti tjetër

1. Kur ky ligj referon në ligjin e një shteti tjetër, zbatohen edhe rregullat e së drejtës private ndërkombëtare të atij shteti. Kur rregullat e atij shteti referojnë në ligjin shqiptar, zbatohen rregullat e këtij të fundit, përveçse kur ligji parashikon ndryshe. Kur ligji i një shteti të huaj referon në ligjin e një shteti të tretë, zbatohet ligji i këtij të fundit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.