Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 58/2026, datë 18 qershor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
58/2026
Data e miratimit
18 qershor 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 157, 22 korrik 2026
Hyn në fuqi
6 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2026-07-22

LIGJ

Nr. 58/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998,

“KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 10 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1. Kudo në nen fjalët “shkronja “n”” zëvendësohen me fjalët “shkronja “l””.

2. Në fund të pikës 6 shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:

“c) që kanë të vendosura në to teknologji të reja ose shpikje, të cilat nuk plotësojnë një apo disa

kushte të përmasave gabaritë ose peshave dhe kryejnë operacione lokale transporti për një periudhë

prove.”.

Neni 61 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 61

Përmasat gabaritë kufitare

1. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, mjetet rrugore, duke përfshirë

edhe ngarkesën e tyre, duhet të kenë përmasat gabaritë, të përcaktuara me vendim të Këshillit të

Ministrave.

2. Për të siguruar lëvizje të rregullt në kthesë të mjeteve dhe komplekseve të mjeteve, vendimi i

Këshillit të Ministrave përcakton kushtet që duhet të plotësojnë mjetet dhe mënyrën e kontrollit.

3. Mjetet që për kërkesa të veçanta funksionale, vetëm ose së bashku me ngarkesën e tyre, i

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.