Ligj

Për dhënie amnistie

Ligji nr. 57/2026, datë 18 qershor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2026
Data e miratimit
18 qershor 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 30 qershor 2026
Hyn në fuqi
15 korrik 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2026-06-30

LIGJ

Nr. 57/2026

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është përjashtimi nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale, tërësisht

ose pjesërisht, i të gjithë personave që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë sipas këtij ligji udhëhiqet, nga:

a) parimi i humanizmit;

b) arritja e qëllimit të dënimit;

c) rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen;

ç) edukimi dhe rehabilitimi;

d) mbrojtja e interesit publik;

dh) dhënia e mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur

dhe gra;

e) rritja e eficiencës në sistemin e drejtësisë;

ë) mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “I dënuar” konsiderohet:

a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe

gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që brenda afatit

ligjor nuk është bërë ankim ose ankimi nuk është pranuar në gjykatat përkatëse të apelit, duke

marrë formë të prerë brenda datës 31.5.2026, pavarësisht nga data e zbardhjes së vendimit

gjyqësor të formës së prerë të gjykatës;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.