Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8669, DATË 26.10.2000 “PËR CENSUSIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10442, datë 7 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10442
Data e miratimit
7 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 101, 1 gusht 2011
Hyn në fuqi
16 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2011-08-01

LIGJ

Nr.10 442, datë 7.7.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8669, DATË 26.10.2000 “PËR CENSUSIN

E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 1 e 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për regjistrimin e përgjit hshëm të popullsisë dhe banesave”,

të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në titull dhe kudo në ligj fjala “regjistrim” zëvendësohet me fjalën “census”.

Neni 2

Në nenin 1, pika 3 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 3, pas shkronjës “b” shtohen shkronjat “c”, “ç” dhe “d” me këtë përmbajtje:

“c) “Census” është mbledhja e informacionit me anë të pyetësorë ve dhe përpunimi i të dhënave të

tilla, në mënyrë që të sigurojë një numërim të plotë të të gjithë individëve, familjeve e banesave dhe të

ndërtesave të shfrytëzuara për qëllime banimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në një moment

të vetëm në kohë, si dhe prodhimi i statistikave në lidhje me karakteristikat demografike, ekonomike dhe

sociale të popullsisë së Shqipërisë.

ç) “Dita e censusit” është dita e parë e fillimit të punës në terren.

d) “Momenti i censusit” është ora 00:00 e mesnatës, që paraprin ditën e censusit.”.

Neni 4

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Detyrimi për t’u përgjigjur

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.