PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 168, DATË 22.10.2009 “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG SHA”
Ligji nr. 10441, datë 7 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10441
- Data e miratimit
- 7 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 101, 1 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2011-08-01
LIGJ
Nr.10 441, datë 7.7.2011
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 168, DATË 22.10.2009 “PËR PËRCAKTIMIN E
FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG SHA”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 168, datë 22.10.2009 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të
INSIG sh.a.”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 pika 2, fjalët “në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar” zëvendësohen me fjalët “në
tregun kombëtar dhe/ose ndërkombëtar”.
Neni 2
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Këshilltari i privatizimit dhe përzgjedhja e fituesit
1. Këshilltari i privatizimit asiston Ministrinë e Financave në procedurat e privatizimit të INSIG
sh.a., si dhe përgatit raportin për vlerësimin e të drejtave që lidhen me aksionet e shtetit në INSIG sh.a.
2. Marrëveshja e shitjes së aksioneve të INSIG sh.a. përgatitet nga Ministria e Financave, sipas
rregullave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave së
bashku me raportin e vlerësimit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7056, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.