PËR LEJET E MJEDISIT
Ligji nr. 10448, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 qershor 2014.
- Numri
- 10448
- Data e miratimit
- 14 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 5 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 5 shkurt 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2011-08-05
LIGJ
Nr.10 448, datë 14.7.2011
PËR LEJET E MJEDISIT*
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim parandalimin, pakësimin dhe mbajtjen nën kontroll të ndotjes së shkaktuar nga disa kategori veprimtarish, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit në tërësi, shëndetit të njeriut dhe cilësisë së jetës.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton:
a) rregullat për lejimin e zhvillimit të disa veprimtarive që shkaktojnë ndotje të mjedisit në Republikën e Shqipërisë;
b) masat e parashikuara për parandalimin e kësaj ndotjeje dhe, kur kjo nuk është e mundur, masat për pakësimin e shkarkimeve të tyre të gazta, të lëngëta e të ngurta në ajër, ujë e tokë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoriteti përkatës i qeverisjes vendore” është njësia e qeverisjes vendore në territorin e së cilës është vendosur instalimi.
2. “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” ka kuptimin e dhënë në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.
3. “Agjencia rajonale e mjedisit” është njësia rajonale përkatëse e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
4. “Depozitim gjeologjik i CO2” është injektimi i shoqëruar me depozitimin e rrymave (flukseve) të CO2 në formacione gjeologjike nëntokësore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 qershor 2014 · 60/2014 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10448, DATË 14.7.2011, “PËR LEJET E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.