Ligj

PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT E NDËRTIMIT TË KOMPLEKSIT TË RI PARLAMENTAR

Ligji nr. 10449, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10449
Data e miratimit
14 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 5 gusht 2011
Hyn në fuqi
20 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2011-08-05

LIGJ

Nr.10 449, datë 14.7.2011

PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT E NDËRTIMIT

TË KOMPLEKSIT TË RI PARLAMENTAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave dhe procedurave, të drejtat, detyrimet dhe afatet në dispozicion të institucioneve respektive për ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar.

Neni 2

Shpallja e fituesit dhe projekti i zbatimit

1. Shpallja e fituesit të konkursit ndërkombëtar bëhet me vendim të Komisionit Shtetëror, të ngritur me vendimin e Kuvendit nr.66, datë 21.10.2010, mbi bazën e kritereve të përcaktuara në Rregulloren e Konkursit Ndërkombëtar.

2. Me fituesin e konkursit ndërkombëtar, të shpallur sipas pikës 1 të këtij neni, lidhet kontrata për projektin e zbatimit të projektit fitues.

3. Termat e kontratës së projektit të zbatimit të projektit fitues, koha e dorëzimit dhe vlera e projektit të zbatimit përcaktohen me vendim të Komisionit Shtetëror.

4. Vlera e projektit të zbatimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, duke marrë parasysh standardet europiane të veprave të ngjashme.

Neni 3

Autoriteti dhe procedurat për lejen e sheshit dhe lejen e ndërtimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.