Ligj

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 1 (NJË) HELIKOPTER EC 145 VIP

Ligji nr. 10446, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10446
Data e miratimit
14 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 3 gusht 2011
Hyn në fuqi
18 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2011-08-03

LIGJ

Nr.10 446, datë 14.7.2011

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË

MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE “EUROCOPTER” PËR

FURNIZIMIN ME 1 (NJË) HELIKOPTER EC 145 VIP

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet kontrata e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe

“Eurocopter” për furnizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me 1 ( një )

helikopter EC 145 VIP, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Programi i zbatimit të kontratës shtrihet në 2 vite buxhetore dhe përfundon brenda vitit 2012.

Ministria e Mbrojtjes të marrë masat për planifikimin e fondeve përkatëse për ekzekutimin e kontratës.

Neni 3

Ministria e Mbrojtjes të përzgjedhë dhe të negociojë me bankën e pranuar edhe nga

“Eurocopter” për mënyrat e kryerjes së pagesave me anë të letërkreditit.

Neni 4

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj dhe nga

kontrata.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7061, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.