PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 222, DATË 4.2.2010 “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 5 HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH”
Ligji nr. 10445, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10445
- Data e miratimit
- 14 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 3 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2011-08-03
LIGJ
Nr.10 445, datë 14.7.2011
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 222, DATË 4.2.2010 “PËR MIRATIMIN E
KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 5
HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 222, datë 4.2.2010 “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së
Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter ” për furnizimin me 5 helikopterë të
mesëm shumërolësh”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Programi i zbatimit të kontratës shtrihet në 5 vite buxhetore dhe përfundon në vitin 2014.”.
Neni 2
Miratimin e disa ndryshimeve në kontratën e lidhur ndërmjet Min istrisë së Mbrojtjes të
Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizi min me 5 helikopterë shumërolësh, të
miratuar me ligjin nr. 10 222, datë 4.2.2010, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7060, datë 27.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.