PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9902, DATË 17.4.2008 “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”
Ligji nr. 10444, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10444
- Data e miratimit
- 14 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 3 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2011-08-03
LIGJ
Nr.10 444, datë 14.7.2011
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9902, DATË 17.4.2008 “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Fusha e zbatimit
“Ky ligj përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve, që kanë të bëjnë me mallrat e konsumatoreve apo shërbime. Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen, kur në dispozitat e tjera ligjore për fushat përkatëse jepen trajtime më të favorshme për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Fjalia e fundit e pikës 6 shfuqizohet.
2. Në pikën 15, pas fjalës “malli” shtohen fjalët “apo shërbimi”.
3. Pas pikës 15 shtohet pika 15.1 me këtë përmbajtje:
“15.1. “Ftesë për blerje” është një komunikim tregtar, që tregon në një mënyrë të përshtatshme, nëpërmjet mjeteve të përdorura të komunikimit tregtar, karakteristikat e produktit apo të shërbimit dhe çmimin, duke i mundësuar në këtë mënyrë konsumatorit kryerjen e blerjes;”.
4. Pas pikës 18 shtohet pika 19 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.