PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10447, datë 14 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10447
- Data e miratimit
- 14 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 3 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2011-08-03
4099
LIGJ
Nr.10 447, datë 14.7.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR
SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 35 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Paragrafi i katërt shfuqizohet.
2. Paragrafi i pestë ndryshohet si më poshtë:
“Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP- ve Eprore caktohen me këtë ligj.
Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve të nivelit të parë caktohen me rregullore të
ISSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.”.
Neni 2
Pas nenit 39 shtohen nenet 39/1, 39/2, 39/3 dhe 39/4 me këtë përmbajtje:
“Neni 39/1
Ankimi në Komisionin Epror
1. Kundër vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë ,
personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për
Punë (më poshtë Komisioni Epror).
2. Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.
Neni 39/2
Përbërja e Komisioneve Eprore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.