Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10456, datë 21 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10456
Data e miratimit
21 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 9 gusht 2011
Hyn në fuqi
24 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2011-08-09

LIGJ

Nr. 10 456, datë 21.7.2011

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002

“PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar , bëhen shtesat dhe

ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 19 “Përjashtimet”, në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Rimbursimi i akcizës së përcaktuar në shkronjat “ç”, “d” dhe “ dh” të kësaj pike kryhet

çdo muaj. Në rast të kundërt, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së

detyrimeve të tjera tatimore, me përjashtim të kontributeve sho qërore dhe shëndetësore, në

masën e akcizës së pretenduar për rimbursim.”.

Neni 2

Në nenin 24/1 pika 2, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Pulla fiskale në formën e kodit të sigurisë aplikohet edhe në produkte të tjera të pijeve

alkoolike, përfshirë edhe birrën e importuar, sipas përcaktimev e me vendim të Këshillit të

Ministrave.”.

Neni 3

Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr. 8976, datë 12.12.2002 “ Për akcizat”, të

ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën, me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.