Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10457, datë 21 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10457
Data e miratimit
21 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 9 gusht 2011
Hyn në fuqi
24 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2011-08-09

LIGJ

Nr.10 457, datë 21.7.2011

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni l

Në nenin 9 “Llojet e taksave vendore” pika 6 shfuqizohet.

Neni 2

Neni 30 “Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor” shfuqizohet.

Neni 3

Neni 31 “Përjashtimi nga pagimi i taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor” shfuqizohet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7071, datë 29.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.