Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar dhe protokollit të saj të zbatimit”

Ligji nr. 10453, datë 21 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10453
Data e miratimit
21 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 106, 5 gusht 2011
Hyn në fuqi
20 gusht 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2011-08-05

LIGJ

Nr.10 453, datë 21.7.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR DHE PROTOKOLLIT TË SAJ TË ZBATIMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar dhe protokollit të saj të zbatimit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7067, datë 29.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Serbisë, në emër të shteteve të tyre, më poshtë referuar si “palët kontraktuese”,

të vendosura për të forcuar bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të luftohet më me efektshmëri emigracioni i paligjshëm,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.