PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT QË NDRYSHON ANEKSIN E SIGURISË TË MARRËVESHJES NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR, PËR BASHKËPUNIMIN PËR INFORMACIONIN ATOMIK
Ligji nr. 10452, datë 21 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10452
- Data e miratimit
- 21 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 106, 5 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2011-08-05
LIGJ
Nr.10 452, datë 21.7.2011
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT QË NDRYSHON ANEKSIN E SIGURISË TË
MARRËVESHJES NDËRMJET PALËVE TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT
VERIOR, PËR BASHKËPUNIMIN PËR INFORMACIONIN ATOMIK
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli që ndryshon aneksin e sigurisë të marrëveshjes ndërmjet palëve të
Traktatit të Atlantikut Verior, për bashkëpunimin për informacionin atomik, bërë në Bruksel më 2
qershor 1998.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7066, datë 29.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
PROTOKOLL
QË NDRYSHON ANEKIN E SIGURISË SË MARRËVESHJES NDËRMJET PALËVE TË
TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR PËR BASHKËPUNIMIN NË LIDHJE ME
INFORMACIONIN ATOMIK
duke patur parasysh që zhvillimet në sigurinë e informacionit atomik kërk ojnë rishikimin
e shpeshtësisë së inspektimit të plotë të sigurisë së të gjithë elementëve ushtarakë dhe civilë të
NATO-s dhe të shteteve anëtare që kanë marrë informacion në bazë të marrëveshjes ndërmjet
palëve të Traktatit të Atlantikut Verior për bashkëpunimin në lidhje me informacionin atomik,
Palët e poshtëshënuara kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.