PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 076, DATË 12.2.2009 “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”
Ligji nr. 10455, datë 21 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10455
- Data e miratimit
- 21 korrik 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 9 gusht 2011
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2011-08-09
LIGJ
Nr.10 455, datë 21.7.2011
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 076, DATË 12.2.2009 “PËR SIGURIMIN E
DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e
transportit”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 10
Kushtet dhe tarifat e sigurimit të detyrueshëm
1. Autoriteti miraton rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të
detyrueshëm dhe nivelin e rezervave teknike dhe provigjoneve.
2. Shoqëria e sigurimit përcakton vetë tarifat e primit të sigu rimit, sipas kushteve të
tregut, dhe fillon t’i zbatojë ato, pasi njofton zyrtarisht aut oritetin. Pavarësisht tarifave të
liberalizuara të primit të sigurimit të detyrueshëm, shoqëritë e sigurimit krijojnë rezervat teknike
dhe provigjonet, jo më pak se niveli i rezervave teknike dhe pr ovigjoneve, të përcaktuara nga
autoriteti, si në pikën 1 të këtij neni.
3. Kur autoriteti vëren se kushtet e përgjithshme të sigurimit nuk janë në përputhje me
ligjin dhe aktet nënligjore, miraton vendime, të cilat trajtojnë mënyrën, sipas së cilës shoqëria e
sigurimit duhet t’i përputhë ato.”.
Neni 2
Në nenin 52 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “b” e pikës 3 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.