Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 173, DATË 22.10.2009 “PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË”

Ligji nr. 10461, datë 13 shtator 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10461
Data e miratimit
13 shtator 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 3 tetor 2011
Hyn në fuqi
18 tetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2011-10-03

LIGJ

Nr.10 461, datë 13.9.2011

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 173, DATË 22.10.2009 “PËR

MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË

DREJTËSISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.10 173, datë 22.10.2009 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të

bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9, pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Kryetari dhe anëtarët e komisionit marrin shpërblim financiar në masën dhe mënyrën

e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Në nenin 28 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1. Vendim i Këshillit të Ministrave për shpërblimin financiar të kryetarit dhe anëtarëve

të komisionit, në zbatim të pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji.”.

2. Në pikën 2, fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

“2. Udhëzim i përbashkët i Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit

të Përgjithshëm për:”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7087, datë 27.9.2011 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.