Ligj

PËR MENAXHIMIN E Integruar TË MBETJEVE

Ligji nr. 10463, datë 22 shtator 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10463
Data e miratimit
22 shtator 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 148, 8 nëntor 2011
Hyn në fuqi
23 nëntor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 148, datë 2011-11-08

LIGJ

Nr.10 463, datë 22.9.2011

PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE∗

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e

duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:

a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi

dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve;

b) përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre;

c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.

Neni 2

Objekti

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së

Shqipërisë.

2. Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve,

përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes

pakësimit të përdorimit të burimeve dhe përmirësimit të efiçencës së këtij përdorimi.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “ADR” është Marrëveshja Europiane për Transportimin Ndërkombëtar të Mallrave të

Rrezikshme, në rrugë automobilistike, në të cilën Republika e Shqi përisë është palë që më 26 janar

2005.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.