Ligj

PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 10465, datë 29 shtator 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10465
Data e miratimit
29 shtator 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 23 tetor 2011
Hyn në fuqi
7 nëntor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2011-10-23

LIGJ

Nr.10 465, datë 29.9.2011

PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Të mbrojë dhe të përmirësojë shëndetin e kafshëve të tokës dhe të ujit.

2. Të përcaktojë procedurat për parandalimin, monitorimin, diagnostikimin, trajtimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve.

3. Të mbrojë shëndetin publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët, si dhe nga lëndët mbetëse të dëmshme, të cilat gjenden në produktet për konsum publik.

4. Të sigurojë zbatimin e masave shëndetësore veterinare për produktet me origjinë shtazore, të prodhuara në fermë, lëndët e papërpunuara, kullotat, ujin dhe vendet e pirjes së ujit për kafshët.

5. Të mbrojë shëndetin riprodhues të kafshëve, të sigurojë rritjen e prodhimtarisë dhe përmirësimin racor.

6. Të mbrojë mjedisin nga infeksionet, helmet, mbeturinat e kafshëve dhe ndotjet (biologjike, fizike, kimike, radiobiologjike), me pasoja dëmtuese për shëndetin e kafshëve dhe njerëzit.

7. Të përcaktojë procedurat e trajnimit dhe të informimit në fushën e veterinarisë për veterinerët, pronarët apo kujdestarët e fermave të kafshëve dhe publikun.

8. Të mbrojë kafshët nga tortura dhe të sigurojë mirëqenien e tyre.

9. Të mbrojë kafshët e egra.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.