Ligj

PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JOJONIZUESE

Ligji nr. 10469, datë 13 tetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10469
Data e miratimit
13 tetor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 1 nëntor 2011
Hyn në fuqi
16 nëntor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2011-11-01

LIGJ

Nr.10 469, datë 13.10.2011

PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JOJONIZUESE

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është kontrolli i ekspozimeve të publikut dhe të punonjësve, si dhe

monitorimi i rrezatimeve jojonizuese, duke shfrytëzuar të mirat që vijnë nga përdorimi i tyre.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton masat që synoj në mbrojtjen e publikut dhe të punonjësve nga efektet

dëmtuese në shëndet, si rezultat i ekspozimit të tyre ndaj rrezatimeve jojonizuese në intervalin e

frekuencave 0-300 GHz.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

1. “Efektet dëmtuese shëndetësore” janë efektet biologjike, që kanë pasoja dëmtuese në

gjendjen fizike, mendore ose të përgjithshme të njerëzve të ekspozuar, qofshin ato afatshkurtra

ose afatgjata.

2. “Ekspozim ndaj rrezatimit jojonizues” është rrezatimi i një individi nga fushat

elektrike, magnetike ose elektromagnetike.

3. “Ekspozim profesional” është ekspozimi ndaj rrezatimeve jojonizuese, që ndodhin

gjatë punës me pajisjet e këtyre rrezatimeve.

4. “Ekspozim publik” është ekspozimi ndaj rrezatimeve jojonizuese që marrin individët

ose publiku, përjashtuar ekspozimet profesionale e mjekësore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.