PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 171, DATË 22.10.2009 “PËR PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10470, datë 13 tetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10470
- Data e miratimit
- 13 tetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 1 nëntor 2011
- Hyn në fuqi
- 16 nëntor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2011-11-01
LIGJ
Nr.10 470, datë 13.10.2011
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 171, DATË 22.10.2009 “PËR
PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
1. Pikat 3 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:
“3. Autoriteti kompetent, në bashkëpunim me UP-në, kur ka një të tillë, bën regjistrimin e
kandidatëve për kryerjen e praktikës profesionale dhe siguron që praktika të kryhet nën drejtimin
e një profesionisti, i cili e ushtron profesionin prej jo më pak se tre vjetësh dhe jep garanci të
mjaftueshme për përgatitjen teoriko-praktike të praktikantit.
Në përfundim të praktikës profesionale, kandidati i nënshtrohet “Vlerësimit për aftësimin
praktik”, të organizuar dhe të zhvi lluar nga autoriteti kompetent, nëpërmjet strukturave të veta.
Praktika profesionale konsiderohet e kryer vetëm pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik.
Modalitetet e organizimit të vlerësimit të aftësimit praktik përcaktohen në rregulloren e
praktikës profesionale, që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit që mbulon fushën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.