PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “FURNIZIMI ME UJË I BILISHTIT-KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË””
Ligji nr. 10471, datë 20 tetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10471
- Data e miratimit
- 20 tetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 149, 10 nëntor 2011
- Hyn në fuqi
- 25 nëntor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2011-11-10
LIGJ
Nr.10 471, datë 20.10.2011
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË
EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E
FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG PËR FINANCIMIN E
PROJEKTIT “FURNIZIMI ME UJË I BILISHTIT-KONTRATË ME ÇELËSA NË
DORË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga
Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG për financimin e projektit “ Furnizimi me
ujë i Bilishtit - kontratë me çelësa në dorë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7144, datë 31.10.2011 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.