Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE”

Ligji nr. 10474, datë 27 tetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10474
Data e miratimit
27 tetor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 152, 21 nëntor 2011
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2011-11-21

LIGJ

Nr.10 474, datë 27.10.2011

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR

LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 7153, datë 10.11.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS SË SERBISË MBI LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Serbisë (më poshtë

të quajtura “Palët kontraktuese”), në emër të shteteve të tyre përkatëse:

të nisura nga dëshira për zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve;

duke konfirmuar se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe parimeve

të demokracisë, sundimit të ligjit dhe humanizmit përbëjnë bazën e lirisë, drejtësisë dhe paqes;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.