PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9901, DATË 14.4.2008 “PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE”
Ligji nr. 10475, datë 27 tetor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10475
- Data e miratimit
- 27 tetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 152, 21 nëntor 2011
- Hyn në fuqi
- 6 dhjetor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 152, datë 2011-11-21
LIGJ
Nr.10 475, datë 27.10.2011
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9901, DATË 14.4.2008 “PËR TREGTARËT DHE
SHOQËRITË TREGTARE”1
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 107, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shoqëria aksionare me ofertë private nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 3 500 000
lekë.”.
Neni 2
Në nenin 187, në fund të pikës 1 shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) kur kapitali i shoqërisë aksionare bie nën minimumin ligjor të kërkuar nga neni 107 i këtij
ligji.”.
Neni 3
Shoqëritë aksionare ekzistuese, me ofertë private, që janë themeluar përpara hyrjes në fuqi të këtij
ligji, janë të detyruara të përfundojnë procedurat për regjistrimin e rritjes së kapitalit, të paktën deri në
shumën e përcaktuar sipas nenit 1 të këtij ligji, brenda 1 viti pas hyrjes në fuqi të tij.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 7154, datë 10.11.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
1 Ky ligj është përafruar plotësisht me Direktivën e Dytë të Këshillit 77/91/KEE, datë 13 dhjetor 1976 “Mbi koordinimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.