PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE
Ligji nr. 8788, datë 7 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 28 shkurt 2013.
- Numri
- 8788
- Data e miratimit
- 7 maj 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 7 qershor 2001
- Hyn në fuqi
- 22 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2001-06-07
LIGJ
Nr.8788, datë 7.5.2001
PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të cilat ndjekin qëllime në të mirë dhe në interes të publikut.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Mbledhje publike e fondeve” kuptohet mbledhja e fondeve me anë të fushatave sensibilizuese publike të një shkalle të gjerë.
2. “Organ shtetëror kompetent” kuptohet organi shtetëror, fusha e kompetencës së të cilit është e njëjtë ose e ngjashme me fushën e veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse ose organi shtetëror i përcaktuar në ligj.
3. “Organizata jofitimprurëse” kuptohet shoqatat, fondacionet dhe qendrat, veprimtaria e të cilave zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.
4. “Veprimtari jofitimprurëse” kuptohet çdo veprimtari ekonomike ose joekonomike me kusht që të ardhurat ose pasuritë e organizatave jofitimprurëse, kur ka të tilla, të përdoren vetëm për realizimin e qëllimeve të përcaktuara në statutin e organizatës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 tetor 2007 · 9814 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8788, DATË 7.5.2001 “PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE”
- 28 shkurt 2013 · 92/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.