Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 61/2026, datë 30 qershor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 61/2026
- Data e miratimit
- 30 qershor 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 3 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 18 korrik 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2026-07-03
LIGJ
Nr. 61/2026
PËR KONTROLLET ZYRTARE DHE AKTIVITETE TË TJERA ZYRTARE TË
KRYERA PËR TË GARANTUAR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT PËR USHQIMIN
DHE USHQIMIN PËR KAFSHË, TË RREGULLIMEVE PËR SHËNDETIN
E MIRËQENIEN E KAFSHËVE, SI DHE PËR SHËNDETIN E BIMËVE
E TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
TITULLI I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme dhe të veçanta, parimet e kërkesat që lidhen me
kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare, si dhe përcakton përgjegjësitë, financimin e
kontrolleve zyrtare dhe procedurat për kryerjen e kontrolleve zyrtare për të garantuar një nivel të
lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve, mirëqenien e kafshëve dhe sa u
përket OMGJ-ve dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve, si dhe mjedisit në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj përcakton rregullat për:
a) kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe aktiviteteve të tjera zyrtare nga autoritetet kompetente të
Republikës së Shqipërisë;
b) financimin e kontrolleve zyrtare;
c) miratimin dhe zbatimin e kushteve që duhet të përmbushin kafshët dhe mallrat që hyjnë në
territorin e Republikës së Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.