Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 233, DATË 11.2.2010 “PËR AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL”

Ligji nr. 10479, datë 10 nëntor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10479
Data e miratimit
10 nëntor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 157, 1 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 157, datë 2011-12-01

LIGJ

Nr.10 479, datë 10.11.2011

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 233, DATË 11.2.2010

“PËR AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.10 233, datë 11.2.2010 “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 6 “Kompetencat e këshillit drejtues” bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në shkronjën “c” fjala “të departamenteve” zëvendësohet me fjalën “të sektorëve”.

2. Shkronjat “d” dhe “dh” ndryshohen si më poshtë:

“d) miraton programin financiar të Autoritetit dhe ndryshimet e tij, për të cilin informon

ministrin, si dhe mbikëqyr realizimin e tij;

dh) propozon te ministri masën e tarifave që do të zbatohen nga Autoriteti, sipas pikës 2 të

nenit 17 të këtij ligji, për shërbimet që kryen, të cilat miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit

që mbulon çështjet e transportit dhe të Ministrit të Financave;”.

Neni 2

Në nenin 13 “Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit ekzekutiv” bëhen ndryshimet dhe shtesat e

mëposhtme:

1. Shkronjat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “ë” ndryshohen si më poshtë:

“c) paraqet për miratim në këshillin drejtues programin ekonomiko- financiar të Autoritetit

dhe çdo ndryshim të tij;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.